Përfundon takimi i Kurtit e Osmanit me Listën Serbe

Përfundon takimi i Kurtit e Osmanit me Listën Serbe

Ka përfunduar takimi i kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit dhe kandidates për presidente, Vjosa Osmanit me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Tema e diskutimit ka qenë konstituoimi i institucioneve të vendit.

Pas takimit dy përfaqësuesit e lsitës serbe nuk pranu an të japin prononcim për media.

Lista Serbe do të ketë dhjetë deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Seanca e parë e Kuvendit të Kosovës është thirrur për të hënën.

Ndërsa të premten pritet takimi i Kurtit e Osmanit me kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun. /Insajderi.com