Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me disa nga kryetarët e komunave.
Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Nuk dihet numri i kryetarëve që kanë marrë pjesë në këtë takim, pasi Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar që kjo mbledhje të bojkotohet.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj dhe ai i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, publikisht kanë thënë se në takim s’marrin pjesë.
Ndërsa, dihet që pjesë kanë marrë kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka e ai i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Ky i fundit pas takimit deklaroi se “pandemia nuk duhet të politizohet”.
Bojkotimi i takimit sipas AKK-së ka ardhur, pasi thonë se janë larguar nga Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë.
Të dielën është mbledhur edhe Këshilli për Siguri Kombëtare.
Aktualisht në Kosovë janë në fuqi kufizime anti-COVID, duke përfshirë edhe orën policore.
56 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 brenda dy ditëve të fundit. /Insajderi.com