Përfundon takimi i Vitisë me kryetarët e komunave, flasin për kordinimin rreth vaksinave

Përfundon takimi i Vitisë me kryetarët e komunave, flasin për kordinimin rreth vaksinave

Ka përfunduar takimi virtual i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, me kryetarët e komunave.

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i tha Gazetës Online Insajderi – se temë diskutimi ishte shpërndarja e vaksinave anti-COVID.

“Biseduam për shpërndarjen e vaksinave, personat që do të kenë përparësi të marrin dozat e para dhe për një koordinim sa më të mirë”, tha ai.

Sazani shtoi se vaksinimi do të kryet nëpër qendrat familjare në të gjitha komunat e Kosovës.

Të dielën u organizua një ceremoni në rastin e pranimit të 24.000 vaksinave  të programit COVAX.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për ato vaksina tha se “janë të pakta në numër por ngjallin një shpresë të madhe”.

Ndryshe, Kosova po kalon në një situatë të vështirë pandemike.

Në njëzetkeatër orët e fundit u raportuan 914 infeksione të reja.

Për këtë arsye, kreu i ekzekutivit Albin Kurti, deklaroi se “nuk ka kohë për të humbur sa i përket vaksinimit”.

Menjëherë, Arben Vitia – organizoi takim me kryetarët e komunave që të fillojë faza parë e vaksinimit.

Në fazën e parë, do të vaksinohen grupet me rrezik të lartë ku përfshihen punëtorët shëndetësorë, banorët dhe punëtorët shëndetësorë të shtëpive të kujdesit për të moshuarit, grupmoshat 80+ dhe një pjesë e popullsisë me sëmundje kronike (persona në dializë, persona me diabet, sëmundje kardiovaskulare).

Për t’u mbuluar ky grup duhet 54.000 doza vaksinash, Kosova tash ka në dispozicion 24.000 sosh.

Por, Kurti premtoi se në javët e muajt në vazhdim në vendin tonë do të ketë më shumë vaksina.

Gjatë fushatës zgjedhore premtoi se 60 përqind e popullsisë do të vaksinohet. /Insajderi.com