Përfundon takimi i kryeministrave të Ballkanit në Durrës

Përfundon takimi i kryeministrave të Ballkanit në Durrës

Ka përfunduar takimi informal i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Durrës. Në daljen për media, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se ka një plan veprimi prej 115 pikash, të cilat synojnë transformimit rrënjësor të rajonit.

Është e qartë tanimë që kemi një plan veprimi me 115 pika në funksion të një transformimi rrënjësor në kuadrin e lëvizjes së mallrave, shërbimeve, kapitalit, punonjësve të kualifikuar që ta bëjë rajonin shumë më tërheqës. Për ta mbyllur me këtë pjesë jemi vërtetë shumë të inkurajuar nga fakti që në nivelin politik ka një dakordësi të plotë, transmeton Alsat.

Banka Botërore është përfshirë me kërkesën tonë në mënyrë të plotë. Ky reflektim strategjik do të na vlejë për një agjentë më agresive në funksion të një rajoni më tërheqës për investimet e huaja, me një transformim rrënjësor të procedurave kufitare, me një përmirësim rrënjësor të monitorimit, dhe me krijimin e mekanizmave për reduktimin e kostove logjistike dhe komponenti tjetër për të fuqizuar ekonominë digjitale si një front të ri të rritjes ekonomike në rajon- ka thënë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.