Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur pas takimit të mbajtur sot midis liderëve të koalicionit qeverisës LDK-AAK-Nisma, njofton Insajderi.
Pas përfundimit të këtij takimi të mbajtur nga ora 16:30 në një nga hotelet e kryeqytetit, Limaj tha se nuk ka mospajtime mes partnerëve qeverisës.
Megjithatë ai shprehet se në këtë koalicion bashkëqeverisës, mungon koordinimi i ngushtë.
”Nuk ka mospajtime- ka nevojë koordinim më të ngushtë, vendimmarrje më të qartë. Qartësi në agjendë”.
”Ka gatishmëri prej të gjithëve që ne të ecim në këtë drejtim. Nuk ka këtu interesa të ngushta individuale partiake”.
”Interesi ynë është që të jemi sa më të përgatitur”, ka përfunduar ai. /Insajderi.com