Përfundon takimi, Rama tregon çfarë diskutoi me Merkel

Përfundon takimi, Rama tregon çfarë diskutoi me Merkel

Kryeministri Edi Rama është pritur nga kancelarja Merkel në kuadër të Samitit të Berlinit me vendet e Ballkanit.

Kryeministria bën me dije se në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjithashtu mësohet se Kryeministri Rama foli edhe per pritshmëritë e qeverise shqiptare per raportin e Komisionit Europian qe pritet te publikohet ne fund te muajit maj.

Kryeministri Rama e ka falenderuar Kancelaren për vëmendjen e vazhdueshme dhe mbështetjen që Gjermania ka dhënë për të shtyrë më tej rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe per rajonin dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve. /Top