fbpx

Përgjigja e Anton Qunit nëse Gjykata Speciale ngritë aktakuzë ndaj tij

Përgjigja e Anton Qunit nëse Gjykata Speciale ngritë aktakuzë ndaj tij

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka folur për tentimin e deputetëve për shfuqizimin e ligjit për Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale. Ka thënë se partia e tij ka qenë jashtë iniciativës të deputetëve për shfuqizimin e Speciales dhe se ka qenë në dijeni se shfuqizimi nuk do të jetë i mundur të bëhet.

“Kam qene i bindur se nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk ka me qenë e mundur që të realizohet”, duke shtuar se LDK ka qenë jashtë ‘lojës’ për zhbërjen e Speciales.

“LDK-në është tentuar me e nxjerr jashtë, ashtu siç kanë dashur me e bë të njëjtën gjë gjatë luftës dhe një periudhë pas luftës. Ne kemi bë marrëveshje me miqtë tonë, dhe kjo është një lloje bese prandaj duhemi me e mbajte atë”, ka thënë Quni.

Ndërkaq Quni i pyetur në Rrokum TV, në rast se ka një aktakuzë eventuale nga Gjykata Speciale personalisht për të, ai është përgjigjur duke thënë se “kishte me qenë ambasador i denjë i Kosovës në argumentimin e të vërtetës”./Insajderi.com