“Ejani në Zyrën e Legjislacionit dhe eja në Zyrën e Zëdhënësit për Çështje Publike dhe ne do tentojmë që t’ju sigurojmë informacion në përputhshmëri me obligimet tona”, i ka thënë Antony Blinken, Sekretari i Shteti Amerikan, kongremenit Republikan, Lee Zeldin, kur ky i fundit i ka thënë se nuk po gjen informacione se përse Sali Berisha u shpall persona non grata nga SHBA-të.
Me këtë Blinken ka aluduar se kanë pasur informacion të mjaftueshëm për aferat e supozuara korruptive të Berishës, prandaj edhe e kanë shpallur të padëshirueshëm në Amerikë, atë dhe familjen e tij, shkruan Insajderi.
Bashkëbisedimi ka ndodhur në Komisionin për Punë të Jashtme të Shtëpisë së Bardhë, ku Blinken ka raportuar dhe pos tjerash u pyet edhe për Berishën.
“Ne vijojmë të shohim përtej kufijve rreth atyre që përfshihen në korrupsion dhe atyre që shkelin të drejtat e njeriut, që sfidojnë parimet e demokracisë”, tha Blinken, pasi fillimisht Zeldin i kërkoi llogari përse e shpallën të padëshirueshëm një person që dikur ishte aleat i amerikanëve.
Megjithatë Blinken i kumtoi Zeldin-it se momentalisht nuk mund të ndajë me të më shumë publikisht, por e fitoi që të shkojë tek institucionet përkatëse për të marrë material më shumë.
“E para, ejani në Zyrën e Legjislacionit, përpara se të dalë në medie, në mënyrë që të sigurosh informacion dhe, e dyta, eja në Zyrën e Zëdhënësit për Çështje Publike dhe ne do tentojmë që t’ju sigurojmë informacion në përputhshmëri me obligimet tona”, tha Blinken.
Antony Blinken kishte shkruar në Twitter me 19 maj se Amerika e ka shpallur ish-kryeministrin dhe ish-presidentin shqiptar, Sali Berisha, si persona non-grata në SHBA, së bashku me familjen e tij.
Lajmi ishte publikuar fillimisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Po e adresoj zyrtarisht Sali Berishën dhe familjen e tij si të papërshtatshëm për t’u futur brenda SHBA-ve. Mbetemi të bashkuar në luftën kundër krimit të organizuar me partnerët tanë shqiptarë”.
Në deklaratën e lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit është e përshkruar edhe baza ligjore në të cilën përshkruhet shpallja non grata.
Tre non grata’t e tjerë të familjes Berisha janë edhe bashkëshortja, Liri Berisha, djali Shkëlzeni dhe vajza Argita./Insajderi.com