Përgjigja e kryeministrit Haradinaj kur pyetet nëse mund të bie qeveria

Përgjigja e kryeministrit Haradinaj kur pyetet nëse mund të bie qeveria

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka përjashtuar mundësinë e prishjes së koalicionit dhe rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, nëse vazhdojnë mospajtimet politike, derisa ka ripërsëritur se taksa nuk do të hiqet para marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Ndërsa, kur është pyetur për mundësinë e prishjes së koalicionit, Haradinaj ka thënë se nëse mospajtimet politike vazhdojnë, “atëherë mund të rezultojë me gjëra tjera”.

Haradinaj gjithashtu ka shtuar se taksa nuk duhet të kushtëzohet duke thënë se këtë javë mund të ndodhin zhvillime dramatike, çfarëdo qofshin ato.

“Është kërku edhe nga ambasadori amerikan për me u heq taksa, por ky është vendim sovran i vendit. Nuk është me rëndësi kush ka me u rrëzu, e rëndësishme është që Kosova të qëndrojë në këmbë”, përfundoi Haradinaj.