Përgjigjia e Kurtit për Thaçin: Ftesat i mora përmes portaleve

Përgjigjia e Kurtit për Thaçin: Ftesat i mora përmes portaleve

Në refuzimin e ftesës së dytë që lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka bërë presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se ftesat e tij fillimisht kanë qarkulluar nëpër portale pastaj kanë ardh në zyrën e tij.

Në përgjigjen e tij, Kurti fillimisht ka falënderuar, presidentin Thaçi, duke i thënë se as në orën 20:00 nuk mund të shkojë në zyrën e presidentit për ta marr mandatin si kryeministër, raporton Gazeta Insajderi.

“Ju faleminderit për dy ftesat e sotme që të takohemi sot, ftesa këto që fillimit publikoheshin nëpër portale pastaj mbërrinin në zyrën tonë. Sot isha jashtë vendit. Nuk do të mund të vij as sonte”, thuhet në përgjigjen e Kurtit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka ftuar dy herë Kurtin, për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Thaçi është refuzuar dy herë nga Albin Kurti. /Insajderi.com