Periudha e qeverisjes LDK-PDK, ky është numri që u punësuan në pozitat e larta me lidhje politike

Periudha e qeverisjes LDK-PDK, ky është numri që u punësuan në pozitat e larta me lidhje politike

Një hulumtim nga organizata jo-qeveritare ‘Çohu’ ka gjetur se vetëm në vitet 2015 dhe 2016, 116 zyrtarë publik të punësuar në pozita të larta vendimmarrëse në institucionet publike kanë lidhje me partitë politike.

Kurse, kthimi mbrapa në kohë dhe matja e këtij fenomeni për përudhen 2010-2016 nxjerr se ky numër  arrinë në 406 militantë të rehatuar nëpër pozita të rëndësishme.

Në vitet 2015 dhe 2016, kur në bashkëqeverisje ishte LDK-ja me PDK-në ishin punësuar 116 zyrtarë me lidhte të forta politike dhe ata morën pozita të rëndësishme në shtet. Pasi që kryeministëri ishte nga radhët e LDK-së, kjo parti morri hisen më të madhe të tortës së pushtetit me 48 militantë të punësuar, e pasuar nga PDK me 42, AAK me 8, AKR me 7 dhe në radhë vinte Vetëvendosja me 5 militantë të rehatuarnë pozita të larta. 61 prej këtyre militantëve ishin rehatuar nëpër ministri, kurse 35 militantë të tjerë në ndërmarrjet publike.

Hulumtime të më hershme të shoqërisë cilivile kishin gjetur që vetëm në pozita të larta në periudhën 2010-2014 ishin punësuar edhe 250  militantë të tjerë partiakë. Pa përfshirë këtu pozitat e ulëta ose punësimet me kontratë mbi vepër.

Në këtë periudhë hisen më të madhe të pushtetit e kishte PDK-ja e Hashim Thaçit, dhe po ashtu morri edhe hisen më të madhe në rehatimin militantëve. PDK kishte sistemuar në pozita të larta 120 militantë, e pasuar nga LDK me 72, AAK me 25, AKR me 12,  dhe në atë kohë LDD-ja e Nexhat Dacit i katapultoi  9 militantë të saj.

Besnik Boletini, hulumtues në organizatën joqeveritare “Çohu” ka folur rreth trajtimit të kandidatëve dhe manipulimin me konkurse në sektoret publike.

“ Teorikisht nuk mundet me qenë dy kandidatë të barabartë në nuancë të njëri-tjetrit, kjo është një frazë e kanë tregu një realitet e konsideroj që një farë tendence me normalizu nëse doni ejani në parti tonë. Jetojmë në një shoqëri kontekstualisht është bërë duke qenë pjesë e kësaj shoqëria që dëgjojmë rastë që një mjek nuk mundet me hy në mjeksësi familjare më punu pa e përkrahur kryetari i komunës e  mos të flasim për mësimdhënës dhe pozita të tjera”, ka thënë Boletini.

Punësimet me diktat të partisë, në Republikë tashmë janë diçka që nuk i është shmangur asnjë parti. Madje as Vetëvendosje, që pritet që të vijë në pushtet. Ajo që mund të thuhet pa pasur frikë që dikujt i hyhet në hak është që plaçkitja e shtetit me punësimin e armatës së militantëve ka vazhduar, dhe pritet të vazhdojë edhe gjatë/InsajderiInDoks