Periudha Jugosllave – koha kur kosovarët udhëtonin pa viza

Periudha Jugosllave – koha kur kosovarët udhëtonin pa viza

30 vite më parë, banorët e Kosovës mund të udhëtonin pa viza.

Shemsi Krasniqi, tash e 33 vite, akoma e ruan biletën e udhëtimit me tren të cilën e pati përdorur nga Fushë Kosova për në Marsej të Francës.

Koha për të cilën ai flet, është periudha Titiste apo Jugosllave në të cilën kosovarët mund të udhëtonin në vende të ndryshme pa pasur nevojë të pajiseshin me viza udhëtimi.

“Atëherë as që bëhej fjalë për viza, është dashur vetëm pak para m’i pas me veti dhe nuk të ka pyt askush kah je apo kah po shkon”, ka thënë Krasniqi për Klan Kosovën.

Në ditët e sotme demokratike, më së largu që mund të udhëtohet me tren nga Fushë Kosova është Shkupi ndërsa pajisja e qytetarëve të Kosovës me viza, është proces goxha i komplikuar.

Kështu dukej pasaporta jugosllave.