Vala e pritur

Përkeqësohet situata: 129 raste me COVID-19 vetëm sot

Kosova ka shënuar sot 129 raste të reja me COVID-19. Kjo është shifra më e madhe brenda ditës, prejse ka filluar situata me pandeminë.

Përkeqësohet situata: 129 raste me COVID-19 vetëm sot

Kosova ka regjistruar numrin më të madh të të prekurve me COVID-19 brenda një dite, pasi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se sot kanë rezultuar pozitiv 129 persona me COVID-19, shkruan Insajderi.

Këto raste pozitive kanë dalur nga testimi i 385 mostrave të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rastet janë nga pothuajse të gjitha komunat e Kosovës, por prinë Prishtina me 47 raste gjithsejtë – 46 në qytet dhe një në Hajvali.

Instituti gjithashtu njofton se “në javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregtare dhe biznese private”./Insajderi.com