duke kërcënuar me rrahje një qytetar që ankohej se nuk ë" />

Përkrahësi i Haradinajt kërkon falje por tregon një gënjeshtër të madhe

Përkrahësi i Haradinajt kërkon falje por tregon një gënjeshtër të madhe

Disa ditë pasi hyri midis sheshit me veturë duke kërcënuar me rrahje një qytetar që ankohej se nuk është e lejuar vozitja nëpër sheshin e kryeqytetit, mjeku popullor që pretendon se shëron sëmundje të ndryshme, është rikthyer në Kosovë për të kërkuar falje.

Këtë e ka bërë përmes televizionit Klan Kosova i cili ka bërë dy storie për të i cili gjithashtu për Insajderin të enjten tha se “nuk ka ligj për të”.

Pasi të hënën Klan Kosova i bëri një storie në të cilën Nazmi Mulaku u njohur me emrin Bio Mulaku shihet që ndihmon një ish-ushtar të UÇK-së me tupana e surle, të martën është shfaqur storia në të cilën Mulaku kërkon falje.

Por në të njejtën kohë që ai kërkon falje, tregon gjithashtu një gënjeshtër të madhe dhe e quan këmbësorin serb.

Ai fillimisht tregon sesi nuk ka mundur ta godas këmbësorin dhe i ka rënë xhamit të veturës.

“S’kom mujt atyne, edhe i kom mshu boks shofershajmes e u thye. Mos mendoni se Ushtria Çlirimtare e Kosovës jena nervoza por jena të butë”, thotë Mulaku për Klan Kosovën.

Por në videon që ai vet e ka postuar teksa voziste nëpër veturë shihet se xhami ka qenë i thyer përpara se ai të ndeshej me qytetarin.

Kjo mund të shihet në video.

Përkrahësi i Haradinajt që deshi ta rrah qytetarin midis sheshit

Momenti kur një mjek popullor dhe shoferi i tij me emrin Vandami a.k.a Tigri duan ta rrahin një qytetar që ankohet pse kanë hyrë me veturë nëpër shesh.http://www.insajderi.com/perkrahesi-haradinajt-qe-deshi-ta-rrah-qytetarin-midis-sheshit/

Posted by Insajderi on Thursday, 27 April 2017

Pos kësaj gënjeshtre ai e ka quajtur këmbësorin edhe serb.

“Mu dok asisoji që më doli njëfar serbi përpara. Më falni a, respekt të gjithëve”, ka thënë Mulaku.

Insajderi kishte raportuar sesi Mulaku kishte fyer edhe Policinë dhe rendin e ligjet e Kosovës duke u krenuar se “i ka thyer rregullat”. /Insajderi.com