Përkrahësit e Rugovës i reagojnë ashpër Mustafës që vendosi fotografinë e tij në zyrën e LDK’së

Përkrahësit e Rugovës i reagojnë ashpër Mustafës që vendosi fotografinë e tij në zyrën e LDK’së

Një faqe në Facebook me emër ‘Dr. Ibrahim Rugova’, e cila ka mbi 290 mijë ndjekës ka reaguar ashpër për heqjen e fotografisë së Rugovës dhe vendosjen e fotos së Isa Mustafës.

Sipas tyre, askush nuk mund të zëvendësojë presidentin Rugova, dhe se një veprim i tillë është fyerja më e madhe që mund t’i bëhet elektoratit Rugovian.

Ata thonë se fyerja është edhe më e madhe kur një gjë e tillë bëhet menjëherë pas zgjedhjeve.

“Askush nuk mund të zëvendësoi Presidentin Rugova. Largimi i fotos së Presidentit Rugova nga zyret e LDK-së dhë zëvendesimi i sajë më një foto dhë thënjë të kryetarit aktual Isa Mustafa është fyerja më e madhe që mund ti bëhet elektoratit Rugovian. LDK-ja kishte dhe do të kete edhe Kryetarë të tjerë por asnjeri nuk mund ta zëvendësoi emblemen e LDK-së Presidentin Rugova. Tentimi për një gjë të tillë është fyrje e madhe për të gjithë Rugovistet , aq më shumë kur një gjë e tillë bëhet mënjeher pas zgjedhjeve”, thuhet në këtë reagim.