Përkujtohet heroi Xhavit Haziri

Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, organizohet Akademi Përkujtimore në nderim të heroit të kombit Xhavit Haziri.

Përkujtohet heroi Xhavit Haziri

Akademia do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka konsideruar Xhavit Hazirin si personaliteti eminent për liri, shtet dhe bashkim kombëtar.

Sipas Thaçit, Xhavit Haziri është emblema e shtetit të Kosovës.

Xhavit Haziri ka lindur më 3 shtator të vitit 1960 në fshatin Druar të Vushtrrisë. Ai është dëshmor i Luftës së Kosovës dhe mban titullin “Hero i Kosovës”