Përkujtohet masakra e Krushës së Madhe në 18-vjetorin e saj

Përkujtohet masakra e Krushës së Madhe në 18-vjetorin e saj

Përkujtohet sot masakra në Krushë të Madhe të Komunës së Rahovecit. Për t’i nderuar të rënët në 18-vjetorin e kësaj masakre që e shkaktuan forcat serbe, do të organizohet tubim përkujtimor.

Tubimi përkujtimor në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe do të mbahet prej orës 11:00, kurse nesër prej orës 14:00 në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë do të bëhet përurimi i monografisë së autorit Nusret Pllana me titull ‘Djaloshi me dy zemra (Aushvici i Krushës së Madhe)./Insajderi.com