Përkundër mosnjohjes, Pacolli e falenderon shtetin e Xhamajkës

Përkundër mosnjohjes, Pacolli e falenderon shtetin e Xhamajkës

Ish- ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka falënderuar ministren së Jashtme, Kamina Smith, edhe pas deklaratës së saj se Xhamajka nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Pacolli përmes një postimi në ‘Twitter’ ka falenderuar ministren Smith, duke shkruar se kosovarët do të mbesin gjithmonë miq të besueshëm  të qeverisë dhe popullit të Xhamajkës.

“Faleminderit Xhamajka në çdo rast, faleminderit ministre Kamina Smith, faleminderit SHBA, kongresisti Eliot Engel. Kosova dhe kosovarët do të mbesin gjithmonë miq të besueshëm  të qeverisë dhe popullit të Xhamajkës”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, dje Presidenti Thaçi njoftoi për “njohjen” e pavarësisë së Kosovës nga shteti i Xhamajkës, ndërkaq sot ministra e Jashtme e këtij shteti, Kamina Smith, e ka demantuar këtë lajmë, duke thënë se Xhamajka nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.