Përleshen fizikisht dy persona në Qendrën e Paraburgimit në Pejë

Përleshen fizikisht dy persona në Qendrën e Paraburgimit në Pejë

Dy persona janë përleshur fizikisht mes vete në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, përcjell Insajderi.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 13:00.

Rasti në polici është hapur si “Sulm”.

“Raportohet se në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com