Përleshja e armatosur në Prishtinë, policia jep detaje

Përleshja e armatosur në Prishtinë, policia jep detaje

Një përleshje e armatosur ka ndodhur në mes dy personave rreth orës 03:36 të mëngjesit, në Prishtinë, ku njëri prej tyre është plagosur në këmbë.

Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes ku ka arrestuar të dyshuarin tek i cili është gjetur një armë me një karikator dhe tre fishekë.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 22.02.2020 rreth orës 03:36, policia është njoftuar se në rrugën ‘Garibaldi’ Prishtinë ka të shtëna me arme zjarr.  Njësia policore ka dal ne vend të ngjarjes, kanë arrestuar të dyshuarin tek i cili është gjetur një armë me një karikator dhe tre fishekë. Në vendin e ngjarjes është hasur edhe viktima i cili kishte marr plagë në këmbë nga arma e zjarrit, ai është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Po ashtu një mashkull tjetër ka marr lëndime trupore nga persona të panjohur”, ka thënë Krasniqi.

Policia ka arrestuar një të dyshuar kurse viktima pas tretmanit në QKUK është liruar.

“Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar. Në vend e ngjarës janë gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7.65. Është njoftuar prokurori kujdestar, me akt-vendim të tij i dyshuar është dërguar në mbajtje. Viktima pas tretmanit në QKUK është liruar”, ka thënë me tej ai./Insajderi.com

Shiko edhe: