Përleshja fizike në mes të Molliqajt dhe Abazit, reagon ashpër Bahtiri

Përleshja fizike në mes të Molliqajt dhe Abazit, reagon ashpër Bahtiri

Pas sulmit fizik në mes të Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit ka reaguar përmes një shkrimi kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, që tashmë është pjesë e VV-së.

Ai ka dënuar këtë sulm derisa ka thënë se “veprime të tilla kriminale tregojnë se Molliqaj dhe shokët e tij e kanë dëmtuar me vite Lëvizjen Vetëvendosje”.

Postimi i tij i plotë:

E dënoj ashpër sulmin fizik të Dardan Molliqajt ndaj Haki Abazit.

Veprime të tilla kriminale tregojnë se Molliqaj dhe shokët e tij e kanë dëmtuar me vite Lëvizjen Vetëvendosje, duke bërë veprime të dhunshme dhe të patolerueshme.

Përkrahjen e gjithmbarshme popullore ndaj Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk po e pranojnë dezertorët e PSD-së.

Me veprime banditeske Molliqaj dhe shokët të tij, po mundohen t’i hyjnë në hatër gangsterëve të partisë që iu kanë bashkëngjitur.

Ka kaluar koha e frikës dhe dhunës, sepse askush nuk i frikësohet askujt, aq më pak banditëve të vegjël si Dardan Molliqaj, i cili krejt famën e ka të ndërtuar duke nxjerrë njerëz zhag nga veturat.

Veprimi i sontëm është i ligë dhe tinëzar, sepse herave të tjera nuk do ta ketë rastin ta përsërit të njëjtin!