Përleshje dhe gjuajte me armë zjarri në Prishtinë, një i lënduar

Përleshje dhe gjuajte me armë zjarri në Prishtinë, një i lënduar

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sot në Prishtinë, ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Përleshja ka ndodhur në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë. Ndërsa, rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Tahir Zajmi në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri, Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti, shkruan Insajderi.

Ajo me tutje ka bërë të ditur se nga kjo përleshje, një person ka mbetur i lënduar.

“Si pasojë e përleshjes fizike në mes të disa personave, një person ka marrë lëndime trupore”, thjeksoi Ahmeti. /Insajderi