Përleshje fizike edhe në një tjetër lokal nate në Prishtinë

Përleshje fizike edhe në një tjetër lokal nate në Prishtinë

Në një tjetër lokal nate në Prishtinë ka ndodhur një përleshje fizike mëngjesin e sotëm mes dy personave.

Sipas asaj që merr vesh Insajderi rreth orës 4:00 të mëngjesit dy persona janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin në lokalin “Te Xhoni” në Prishtinë në rrugën “Robert Dolli”.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende ndonjë informacion për këtë rast, por sipas asaj që është Insajderi ka marrë vesh në këtë përleshje ka pasur edhe të lënduar.

Një përleshje fizike ku më pas kishte eskaluar edhe në gjuajte me armë zjarri kishte ndodhur në një lokal nate tjetër në Prishtinë më saktësisht afër stadiumit “Fadil Vokrri”./Insajderi.com