Përleshje fizike mes tre shtetasve të huaj në Prishtinë

Përleshje fizike mes tre shtetasve të huaj në Prishtinë

Tre shtetas të huaj janë arrestuar të enjten në Prishtinë, pasi ishin përfshirë në një përleshje fizike mes vete, njofton Insajderi

Policia njofton se të njëjtit si pasojë e lëndimeve të marra kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

“Prishtinë 28.01.2021 – 19:27. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas marokien/algjerian/palestinez, pasi të njëjtit kanë marrë pjesë në një përleshje fizike në mes vete. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar ndihma mjekësore”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokuroit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Insajderi.com