Përleshje fizike në Prishtinë, dyshohet edhe për të shtëna me armë

Përleshje fizike në Prishtinë, dyshohet edhe për të shtëna me armë

Një përleshje fizike raportohet se ka ndodhur të enjten rreth orës 15:00 në lagjen “Kolovicë” në Prishtinë.

Në këtë rast, dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq policia ka identifikuar tre persona të dyshuar”, tha ai.

Aktualisht hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./Insajderi.com