
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Kaçanik, pasi që dyshohet se me dy persona të tjerë, të gjithë të mitur, kanë sulmuar një person tjetër me gërshërë, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sic njofton policia, përleshja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje në rrjetin social Facebook.
Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Hani i Elezit është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton policia./Insajderi.com