Përleshje masive ndërmjet shqiptarëve në burgun grek

Përleshje masive ndërmjet shqiptarëve në burgun grek

Natë episodike në burgun e Koridhalosë. Gjatë natës 2 të burgosur shqiptarë janë përleshur egër, ndërsa një prej tyre ka kaluar nga sektori B në sektorin C.

Fillimisht është bërë e ditur për rebelim të të burgosurve, mbajtje peng të një roje dhe episode masive,  ndërsa policia greke ka rrethuar burgun.

Në vijim, episodi është izoluar mes 2 shqiptarëve që disi kanë arritur të kalojnë nga një sektor në tjetrin dhe përkrahësve të tyre. Episodi është mbyllur pas mesnatës, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse kishte të plagosur apo identitetet e shqiptarëve të implikuar.