Një mosmarrëveshje në mes të dy grupeve ka çuar në përleshje fizike ku janë përdorur edhe armë zjarri, njofton Insajderi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 të natës së mbrëmshme, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë.
Gjatë përleshjes, dy persona janë plagosur me armë zjarri.
Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një armë dhe katër fishekë.
Njëri nga të dyshuarit gjendet ne arrati ndërsa tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./Insajderi.com