Përleshje me mjete të forta në Fushë Kosovë – Një person dërgohet në spital

Përleshje me mjete të forta në Fushë Kosovë – Një person dërgohet në spital

Një person është lënduar rëndë si pasojë e një përleshje që ka ndodhur mes disa personave të enjten rreth orës 14:30 në Fushë Kosovë, njofton Insajderi.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar shtatë persona.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:30, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Enver Maloku” në Fushë Kosovë, ka pasur një përleshje në mes të disa personave”, tha Ahmeti.

Tutje, ajo ka njoftuar se dyshohet se shkak i përleshjes është një mosmarrëveshje e mëhershme në mes të të dyshuarve.

“Rezultatet e këtyre veprimeve kanë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje e mëhershme në mes të dyshuarve ka rezultuar në rrahje mes tyre me ç’ rast janë përdorur edhe mjete të forta”.

“Nga përdorimi i tyre njëri nga personat ka marrë lëndime të rënda trupore ( frakturë në hundë) për çfarë të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore”, shtoi Ahmeti.

Pas intervistimit, të arrestuarit me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes./Insajderi.com