Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një i lënduar

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një i lënduar

Një person është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, pasi ka pësuar lëndime trupore gjatë një përleshje fizike që ka ndodhur mes disa personave të martën në Prishtinë.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo njoftoi se përleshja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Afrim Loxha”.

“Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor kanë dalë në vendin  e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen./Insajderi.com