Përleshje mes pesë personave në Prishtinë, përdoret edhe arma e zjarrit

Përleshje mes pesë personave në Prishtinë, përdoret edhe arma e zjarrit

Pesë persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, nën dyshimin se të njëjtit janë përleshur mes vete, njëri prej të cilëve madje ka përdorur edhe armë zjarri, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë, ku tutje thuhet se si pasojë e përdorimit të kësaj arme, një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Rr. “Ramiz Curnica”, Prishtinë 29.10.2020-00:15. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete, ku njëri nga ta ka përdorur një armë zjarri. Si pasojë e përdorimit të armës viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport. /Insajderi.com