Përleshje mes serbëve dhe shqiptarëve në Mitrovicë, theret një 17-vjeçar

Një adoleshent serb është therur pas një përleshje me një grup të rinjësh shqiptarë.

Në Urën e Ibrit në Mitrovicë ka ndodhur një përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve, ku ka mbetur i lënduar një person.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar Besim Hoti, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës

“Përleshja ka ndodhur në hyrje të Urës së Ibrit . Sipas dëshmitareve i riu serb kanë qenë i ngatërruar me disa të rinj shqiptarë. Këta kanë përdorur mjete të mprehta dhe e kanë goditë të riun dhe më pas kanë ikur në drejtim të jugut”, ka thënë Hoti për Insajderin

Po ashtu, Hoti, thotë se hetuesit janë duke kërkuar pamjet nga vendi i ngjarjes për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Ai lënduari është jashtë rrezikut për jetë/Insajderi.com