Përleshje në një diskotekë në Pejë – të shtëna me armë zjarri

Përleshje në një diskotekë në Pejë – të shtëna me armë zjarri

Në rrugën “Hasan Prishtina”, Pejë, dje janë arrestuar katër meshkuj, pasi pas një mosmarrëveshje, kanë sulmuar fizikisht dy punëtorë të sigurimit të një diskoteke.

“Gjatë përleshjes është shtënë edhe me armë zjarri. Si pasojë e përleshjes viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Viktimat pas pranimit të ndihmës mjekësore janë liruar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta, 5 fishekë dhe 6 gëzhoja”, thotë Policia e Kosovës.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tre të dyshuarit tjerë gjenden në arrati.

Njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin.