
Sot rreth orës 13:00 një përleshje mes disa personave ka ndodhur në Obiliq, shkruan Insajderi.
Një person (mashkull) është dërguar për tretman mjekësor ndërsa policia është në kërkim të personave të përfshirë në rast.
Këtë për Gazetën Insajderi, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një përleshje në rrugën ‘Adem Jashari’ në Obiliq, ku lëndime trupore ka pësuar një person (mashkull). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohe që policia ka identifikuar personat e përfshirë në rast dhe është në kërkim të tyre”, ka thënë Ahmeti./ Insajderi.com