Në rrugën “Zenel Salihu”, në Prishtinë është raportuar për një rrahje masive.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, njofton Insajderi.
“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin dhe po punon për të identifikuar edhe personat të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rast”, thuhet në njoftimin e policisë.
Një nga të pranishmit në rrahjen brutale ka marrë lëndime trupore për të përfunduar në spital. /Insajderi.com