Përleshje në rrugën “C” në Prishtinë

Përleshje në rrugën “C” në Prishtinë

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:30, në rrugën “C” në Prishtinë, njofton Insajderi.

Njësitet e policisë kanë reaguar duke arrestuar tre persona. Po ashtu është konfiskuar një armë zjarri.

Rastin e ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Në ora 17:30, njësi të reagimit të shpejtë, në ‘Rugën C’ kanë hasur në një mosmarrëveshje në të cilën kanë reaguar. Policia ka ndërhyrë, ka konfiskuar një armë dhe ka ndaluar tre persona. Njësitet e Policisë ‘Jugu” janë edhe në këto çaste duke e trajtuar rastin”, ka thënë Krasniqi./Insajderi.com