Përloteshin dhe e admironin njëri-tjetrin në fushatë, Osmani-Veliu tash shpërthejnë në ofendime

Përloteshin dhe e admironin njëri-tjetrin në fushatë, Osmani-Veliu tash shpërthejnë në ofendime

Pas përlotjeve që bënin së bashku në tubimet zgjedhore, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani dhe Kryetari i Degës së LDK-së në Podujevë, Agim Veliu kanë nisur një luftë virtuale me njëri-tjetrin.

Një takim i ditës së djeshme që u raportuar si rastësor në mes të Vjosa Osmanit dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si duket i ka penguar bashkëpartikuat të saj, Agim Veliut, përcjell Gazeta Insajderi.

Ai ka kërkuar llogari nga Osmani siç i ka quajtur ai “takime të rastësishme”, në mes Kurti dhe Osmanit.

Por dashurin e tyre të para të tre muajsh si duket e kanë harruar. Gjatë tubimeve të fushatës, Agim Veliu dhe Vjosa Osmani shiheshin së bashku duke admiruar dhe përkrahur njëri – tjetrin.

Veliu gjatë qëndrimit të saj në Podujevë kishte për kandidimin e Vjosa Osmanit si kryeministre se ky ishte një vendim historik derisa kishte deklaruar se do të mobilizohet për fitore.

“Dega e Podujevës është angazhuar që të rrisë votën për kandidaten tonë për kryeministre dhe për deputetët që vijnë nga kjo pjesë. Nominimi i Vjosës për kryeministre shënon një momentum historik, si për LDK-në ashtu edhe për Kosovën”, kishte thënë Veliu. /Insajderi.com