Përmbytjet në Fier dhe Vlorë, pezullohet mësimi në këto shkolla

Përmbytjet në Fier dhe Vlorë, pezullohet mësimi në këto shkolla

Reshjet e dendura kanë shkaktuar daljen nga shtrati i lumenjëve kështu duke u përmbytur disa zona në Fier dhe Vlorë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka njoftuar se në disa shkolla të zonave të përmbytura do të zhvillohet procesi mësimor, përcjell Shqip.com.

“Për të shmangur çdo lloj rreziku, Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi që mësimi të mos zhvillohet në shkollat e mëposhtme, deri në përmirësimin e situates”.

Përmbytjet në Shqipëri

“Gjimnazi “Hajredin Beqari”, Selenicë, Shkolla 9-vjeçare “Todi Koceli”, Selenicë, Shkolla vartëse e arsimit fillor “Sile Hoxha”, Rromës, Shkolla 9-vjeçare “Sabri Pelivani”, Karbunarë, Shkolla 9- vjeçare vartëse “Thoma Sema”, fshati Ferras”, thuhet në njoftim.

Ministrja ka kërkuar nga nxënësit, prindërit dhe mësuesit që të bëjnë kujdes në zonat e prekura nga përmbytjet./Insajderi.com