Përmbytjet në Gjermani: Vdes një vajzë nga Kosova

Përmbytjet në Gjermani: Vdes një vajzë nga Kosova

Vanesa Koxha, ka pësuar nga vërshimet në Gjermani. Ajo ka ndërruar jetë.

Lajmi është bërë publik nga babai i saj, Emini, përmes një njoftimi në Facebook.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se vajza jonë, Vanesa Koxha, ndërroi jetë në vërshimin tragjik në Gjermani dhe varrimi bëhet këtu, në Gjermani”, ka shkruar ai.

Qindra persona kanë humbur jetën në Gjermani si pasojë e përmbytjeve.

Moti keq ka kapluar edhe Belgjikën. Ndërsa, reshjet e mëdha janë paralajmëruar edhe më tutje. /Insajderi.com