Përmbytjet në Mitrovicën e Veriut, banorët kalojnë natën jashtë

Përmbytjet në Mitrovicën e Veriut, banorët kalojnë natën jashtë

As Mitrovica e Veriut nuk ka shpëtuar pa u prekur nga vërshimet të cilat kanë përfshirë disa pjesë të vendit, si pasoje e reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe borës ditëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Banorët e kësaj ane po detyrohen të kalojnë natën jashtë, duke bërë roje dhe ndihmuar njëri-tjetrin, për shkak të gjendjes së rënduar në këtë cilën ndodhen.

Kështu ka bërë të ditur deputetja e legjislaturës së fundit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi.

Ajo tha se gjatë natës së mbrëmshme ka vizituar lagjen e Boshnjakëve, atë të Dy Korrikut dhe lagjen e Lisicës, bashkë me asamblistin Florent Azemi.

“Bashkë me Florentin sonte në orët e vona vizituam banorët në lagjen e Boshnjakëve në veri të qytetit, të cilët janë goditë nga vërshimet e fundit. Në këto orë të vona, pak para mesnate, e në kētë natë të ftohtë ata qëndronin jashtë dhe bënin roje, e duke e ndihmu njëri tjetrin.

Njejtë edhe banorët e lagjes Dy Korriku, të Lisicës dhe të gjithë ata që jetojnë afër lumenjëve”, ka shkruar Idrizi në llogarinë e saj në Facebook.

Tutje, ajo ka falënderuar “zhytësit e klubit Trepça, Zjarrfikësit, Policinë e Kosovēs, Forcat e Sigurisë dhe të gjithë njerzit vullnetmirë që po u dalin në ndihmë qytetarëve që u detyruan të lëshojnë shtëpitë e tyre”./Insajderi.com

Posted by Valdete Idrizi on Tuesday, January 12, 2021