Përmenden tre emra për kryetar të LDK-së

Përmenden tre emra për kryetar të LDK-së

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka përmendur tre emra për kryetar të partisë më të vjetër në Kosovë, Lumir Abdixhikun, Anton Qunin e Kujtim Shalën.

Por, tha se cili do që të jetë kryetar pak ka rëndësi, përcjell Insajderi.

“E rëndësishme është që Kryetari i ri ta bëjë një prerje kirurgjike me boshtin e te keqes në LDK, gardën e atyre që për 10 vite e kanë privatizuar partinë”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij vetëm kështu ka shpresë që LDK të rikthehet.

Subjekti politik i themeluar nga Ibrahim Rugova, më 14 shkurt arriti të marrë pak më shumë se 13% të votave.

Anton Quni gjatë një interviste televizive ka shprehur synimin e tij që të jetë kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërsa, Lumir Abdixhiku e Kujtim Shala kanë qenë vazhdimisht të përfolur për ta marrë timonin e LDK-së.

Ky subjekt politik ka deklaruar se kryetari do të ketë mandat të përkohshëm, dy vjeçar – deri në vitin 2023.

Krejt kjo situatë pas paralajmërimit për dorëheqje nga Isa Mustafa.

LDK ka marrë rezultatin më të dobët në histori të saj. /Insajderi.com