Përmes një video-incizimi, LVV ia kujton LDK-së mbështetjen për kryetarin e Kuvendit

Përmes një video-incizimi, LVV ia kujton LDK-së mbështetjen për kryetarin e Kuvendit

Vetëvendosje ende nuk ka bërë asnjë reagim publik pasi që LDK-ja ka publikuar draftin e marrëveshjes së propozuar më 8 janar. Mirëpo, zyrtari i Sekretariatit për Komunikim me Media i LVV-së, Erzen Vraniqi, ka postuar një videoincizim të datës 26 janar, në të cilin  deklarohet kreut i LDK-së, Isa Mustafa.

Në këtë konferencë për media, Mustafa thotë se ky subjekt do ta votojë pa asnjë kusht themelimin e institucioneve të reja, të drejtuar nga VV-ja.

Konferenca për shtyp është mbajtur tri orë para zgjedhjes së Glauk Konjufcës kryeparlamentar.

26 dhjetor 2019, tri orë para seancës kur u zgjodh Glauk Konjufca Kryetar i Kuvendit

Gepostet von Erzen Vraniqi am Mittwoch, 15. Januar 2020

“Me Kushtetutë, i takon partisë së parë që ta bëjë propozimin për kryetar të Kuvendit. Në qoftë se do ta kemi një kandidat që e propozon VV-ja, ne jemi marrë vesh që deputetët tanë ta votojmë atë kandidat në mënyrë që të mos krijojmë pengesa kushtetuese për konstituimin e Kuvendit”, është shprehur kreu i LDK-së.