Përparim Rama e kalon COVID-19, del në zyrë

Përparim Rama e kalon COVID-19, del në zyrë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka rezultuar negativ për COVID-19.

Rama ka treguar se punën tashmë po e vazhdon në zyrë, pasi për një javë ai qëndroi i izoluar për shkak të infektimit me Coronavirus.

“Mirmëngjesi prej zyrës së Komunës! Mbasi kam rezultuar negativ disa herë, sot, puna po vazhdon prej zyrës.  Ju falënderoj për kujdesin që treguat gjatë ditëve të izolimit”, ka shkruar Rama në Facebook.

Test për COVID-19

Rama më 11 janar kishte rezultuar pozitiv me Coronavirus.

Ai kishte njoftuar se ka pasur kontakt me një person të infektuar.

I pari i Prishtinës i kishte anuluar të gjitha takimet e parashikuara në zyrën e Komunës./Insajderi.com