Përparim Rama infektohet me Coronavirus

Përparim Rama infektohet me Coronavirus

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është infektuar me COVID-19.

Ai këtë të martë, në Facebook shkroi se është njoftuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës se ka rezultuar pozitiv me virusin.

Mes tjerash, ka thënë se është izoluar menjëherë sapo ka kuptuar që ka pasur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë.

Po ashtu, tha se ka anuluar të gjitha takimet e parashikuara.

“Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme”, ka shkruar Rama.