Përparim Rama kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës

Përparim Rama kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës

Përparim Rama është kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Prishtinën në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Prezantimin e tij e ka bërë kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku.

“Përparim Rama është arkitekti e urbanisti më i njohur shqiptar – i vlerësuar me çmime ndërkombëtare gjithandej nëpër botë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebebook.

Kryetari LDK-së, ka përshkruar Ramën si një person të denjë për ta udhëhequr kryeqytetin.

“Si profesionist i fushës, si emër ndërkombëtar, si aset i Prishtinës, kandidimi i tij për Kryetar të Kryeqytetit është përputhje natyrale e vizioneve tona”.  /Insajderi.com