Përparim Rama zyrtarisht kryetar i Prishtinës

Përparim Rama zyrtarisht kryetar i Prishtinës

Me ceremoni inauguruese, kryetari i ri i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pranuar detyrën e kreut të kësaj komune, njofton Insajderi.com.

Në këtë seancë solemne, Ramës këtë detyrë ia dorëzoi kryetari i deritanishëm i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

Para se të bëhej pranim-dorëzimi i kësaj detyre midis Ramës dhe Ahmetit, anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës u betuan për punën dhe përkushtimin e tyre në punën katër vjeçare që do ta bëjnë gjatë mandatit të tyre.

Tutje, kryetari i ri Rama, u betua para asamblesë komunale që do t’i kryejë detyrat e kryetarit të Prishtinës në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me ligjin.

“Jam i vetëdijshëm që përtej privilegjit, kjo detyrë është më shumë përgjegjësi. Ju e dini që Prishtina me punë e përkushtim mund të bëhet vend praktik në përfitim të të gjithë qytetarëve”.

“Nga sot ne u përvishemi punëve”, tha ai pas betimit para asamblistëve, të cilëve ju drejtua me disa fjalë.

“Si kryetar i Prishtinës do të bashkëpunoj me të gjithë prej jush. Ju mirëpres të gjithëve pa dallime për të çuar përpara projekte në të mirën e qytetit. Ju bëj ftesë shoqërisë civile e të gjitha partive politike që të na bashkëngjiten në qeverisjen tonë për të mirën e qytetit tonë”, tha ai.