Kriza ekonomike po del të jetë problemi kryesor pas pandemisë, ndërsa ka disa ide që të lehtësohet gjendja sociale në vend.
Tashmë në Kosovë po vrehet kriza ekonomike e shkaktuar nga Covid-19 si një vend me një ekonomi relativisht të dobët. Shumë biznzese kanë falimentuar e shumë tjera janë në pikën kritike te rrezikut për ta shuar aktivitetin biznesor.
Kjo situatë do të sjellë nivel më të lartë të papunësisë e probleme tjera sociale që shoqërohen nga papunësia dhe kriza ekonomike.
Oda Ekonomike dhe Odat tjera që merren me fushën e ekonomisë kërkojnë reagim më të shpejt nga shteti për të shpëtuar bizneset, ndërsa mijëra punëtorë kanë humbur vendet e punës.
Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami ka propozuar që qytetarët të kenë të drejtë t’i tërheqin nga 10% të kursimeve të tyre ne trust, por kjo ide kërkon një ndryshim ligjor që të realizohet.
Pako fiskale dhe pako për rimkëmbje ekonomike janë dy mekanizmat e deritashme të shtetit për rigjallërim ekonomik. /insajderi/