Përplasen Albulena Haxhiu e Bilall Sherifi, dështon mbledhja e komisionit për Legjislacion

Përplasen Albulena Haxhiu e Bilall Sherifi, dështon mbledhja e komisionit për Legjislacion

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë nuk ka mbajtur mbledhjen e paraparë për sot.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë nuk ka mbajtur mbledhjen e paraparë për sot.

Në mesin e pikave aty u dha propozim nga deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa që të diskutohet për buxhetin e Kosovës.

Ky propozim nuk u përkrah  nga grupi i Vetëvendosjes dhe deputeti i Grupit Parlamentar të LDK-së Korab Sejdiu, e as nga deputeti i Nismës, Bilall Sherifi, i cili tha se kjo pjesë e të pakënaqurve nuk duan ta fusin diskutimin për buxhet në rend dite.

“Ajo që duhet të bëhet sot është të shkohet në rend dite dhe të votojmë për apo kundër ju jeni kundër për arsye të juaja por nuk është e rrugës që komisioni për legjislacion të mos ketë mendim për ligjin për buxhet për këtë vit”, u shpreh Sherifi.

Ndërsa kryesuesja e këtij komisioni Albulena Haxhiu tha se ky është një qëndrim i opozitës dhe nuk ka nevojë për shqetësime.

Kurse Sherifi i tha Haxhiut se ajo po bën propagandë me çështjen e diskutimit të buxhetit.

“Ti po ki qef me bë propagandë t’i thuash të gjitha gjërat për buxhetin, por nuk dëshiron ta futësh në rend dite. Deri tani asgjë përtej aspektit personal nuk fola. Përderisa ju nuk po doni të merrni pjesë në çështjen e buxhetit ju nuk po ndaleni tek procedurat, por tek përmbajtja e këtij ligji. Askush nuk ua mohon të drejtën për të mos marr pjesë në votim”.

Haxhiu pas replikës së Sherifit i tha këtij të fundit që ekziston mundësia që vendi të shkojë në zgjedhje./eo