Përplasen Besa Gaxheri dhe Ermal Panduri

Përplasen Besa Gaxheri dhe Ermal Panduri

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, është përplasur me moderatorin e emisionit Debat Plus, Ermal Pandurin, në lidhje me situatën me Covid-19, njofton Insajderi.

Gaxherri teksa fliste për menaxhimin e pandemisë Covid-19 nga ana e qeverisë, ka ndërhyrë moderatori i emisionit, Ermal Panduri, i cili e ka akuzuar qeverinë, konkretisht LDK-në e cila nuk po “arrin të ofrojë as kujdes minimal për qytetarët”.

Ermal Panduri, ka thënë se “kjo qeveri nuk ka arritur të sigurojë as maskat, edhe ka refuzuar që të jenë maskat falas ndaj qytetarëve, madje edhe ish ministri Uran Isamili është fajtor pse ka refuzuar një donacion të tillë”.

Më pas Gaxherri, e ka akuzuar Ermal Pandurin se “po bën propagandë dhe po manipulon me qytetarë”.

Sipas Gaxherrit, “nuk është fare problemi të sigurimi i një maske, madje një e tillë edhe mund të qepet”.

Në ndihmë të deputetes Gaxherri, në emision ka dal edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka thënë “se maskat nuk mund të futen në vend pa pasur certifikim kompania që e ofron atë shërbim”.

Madje haxhiu ka shtuar se “këto maska që po i përdorim janë pa garancion dhe nuk ofrojnë fare siguri”./Insajderi.com