Përplasen dy makina, lëndohen dy persona

Përplasen dy makina, lëndohen dy persona

Në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë ka ndodhur një aksident në mes dy automjeteve.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30 njofton Insajderi.

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përplasjes së veturave.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e konfirmoi aksidentin për Gazetën Online Insajderi.com.

“Rreth orës 10:30 në rrugën Bill Clinton në Prishtinë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, tha ajo. /Insajderi.com